Komunarët e Mamushës nuk pinë raki me para të shtetit

Ndonëse Komunë e vogël, darkat dhe drekat zyrtare të komunarëve së Mamushës janë mjaftë luksoze dhe me shumë shpenzime.

Gjatë analizimit të faturave për dreka dhe darka zyrtare të kësaj komune në kuadër të dosjes Sa Han Kryetari, KALLXO.com ka vërejtur se fatura e 19 dhjetorit 2017 kap vlerën afër 2000 euro dhe përmban një sasi të madhe të ushqimit dhe pijeve të konsumuara.

Ushqimi më i preferuar në darkën e 19 dhjetorit nga komunarët e Mamushës ka qenë tosti me gjithsej 260 sosh të cilat buxhetit të komunës i kanë kushtuar 57.50 euro , i pasuar pogaqa ku kanë ngrënë 130 sosh të cilat kanë kushtuar 26euro si dhe pleskavica e vogël 130soshtë të ngrëna të cilat kanë kushtuar 195 euro.

Përveç mishrave e brumërave komunarët e Mamushës në këtë dark ose drekë kanë preferuar edhe sallatën ku kanë ngrënë 130 sallata mix të cilat buxhetit të komunës i kanë kushtuar 195euro.

Përveç ushqimeve në këtë faturë ka edhe një sasi të madhe të pijeve të konsumuara ku listës i prinë kafeja e llojit makiato 130 sosh si dhe ‘soku në shishe’ 130 të konsumuara.

KALLXO.com ka tentuar të marrë sqarime shtesë  për vlerën e madhe të kësaj fature nga Komuna e Mamushës mirëpo të njëjtit nuk kanë dhënë përgjigje.

Përveç kësaj KALLXO.com ka analizuar edhe 20 fatura të tjera të kësaj komuna, dhe ka vërejtur se në asnjë nga këto fatura nuk ka shpenzime në pije alkoolike.

KALLXO.com është duke i publikuar të gjitha shpenzimet e drekave dhe darkave zyrtare të komunave të Kosovës në kuadër të dosjes Sa Han Kryetari.

Ky projekt mbështetet nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur – KFOS. Përmbajtja është përgjegjësi e BIRN dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i KFOS-it.