Këshilltari i Kadri Veselit, Adri Nurellari Foto: Facebook

Këshilltari i Kadri Veselit nga Shqipëria me dy biznese


KKëshilltari nga Shqipëria, i kryetarit të Kuvendit, Adri Nurellari përveç punës së tij si këshilltar i Veselit, ka deklaruar se merret edhe biznes.

Në 2017, Nurelli kishte nisur aktivitetin me biznese.

AI i ka deklaruar se posedon 33.33% të aksioneve në kompaninë “Gentius” si dhe 50% të aksioneve në kompaninë “Nexus Communications”.

Nurellari posedon edhe 10 mijë euro para të gatshme në bankë, ndërsa prindi i tij posedoj 16 mijë euro në një bankë në Shqipëri.

Ai ka deklaruar edhe një kredi prej 28 mijë euro që i duhet ta kthej brenda 10 viteve.

Nurellari ka deklaruar se posedon 1 apartament dhe një shtëpi.

Apartamentin prej 102 metrave katror, Nurellari e ka vlerësuar 110 mijë euro, ndërsa shtëpinë që e ka deklaruar në emër të prindërve të tij e ka vlerësuar 25 mijë euro.

Paga e tij vjetore si këshilltar i Kadri Veseli kap shifrën e 19 mijë e 921 euro, ndërsa mëditje ka deklaruar se ka marrë 2 mijë 249 euro.

Nurellari ka deklaruar se merr edhe 1 mijë e 200 euro honorarë mujore për kolumnet që thotë se i shkruan në media në Kosovë dhe Shqipëri.

Këtu mund ta gjeni deklarimin e pasurisë së Adri Nurellarit.