Këshilltari i Kadri Veseli ka një veturë që kushton 800 euro

Njëri nga këshilltarët e kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli, posedon një veturë të vjetër plotë 35 vjet.

Levent Bus në deklarimin e pasurisë për këtë vit, ka deklaruar se posedon dy vetura, një të re e një të vjetër.

Bus ka deklaruar se posedon dy vetura të llojit “Renault”.

Njëra nga veturat është prodhuar në vitin 1984 dhe ai e ka vlerësuar 800 euro.

Bus ka deklaruar se posedon 11 mijë e 700 euro para të gatshme në bankat e Kosovës.

Paga mujore e tij si këshilltar është 1 mijë e 50 euro.

Këtu mund ta gjeni deklarimin e pasurisë së Levent Bus.