Detaje nga plagosja e mbrëmshme në Prishtinë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje nga plagosja e mbrëmshme që ndodhi afër mensës së studentëve.

“Viktima mashkull K-Shqiptar ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje verbale me tre persona të panjohur të njëjtit e kanë sulmuar fizikisht, ku njëri nga ta ka shtënë me armë zjarrit në drejtim të viktimës dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Viktima ka pësuar lëndime trupore në këmbë dhe është dërguar në QKUK”, thuhet në raportin 24 orësh të forcave të rendit.

KALLXO.com mbrëmë raporti për këtë rast që ndodhi pas orës 22:00 ku mbeti i plagosur një 24 vjeçar.

 

https://kallxo.com/te-shtenat-ne-prishtine-24-vjecari-u-plagos-ne-kembe/