Plagosja në Prishtinë, dyshohet se dhëndri plagosi mikun

Një person ka mbetur i plagosur pas një gjuajtje me armë zjarri në rrugën ‘Isa Kastrati’ në Prishtinë.

Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 18:30.

KALLXO.com mëson se një person dyshohet se ka plagosur me dy plumba mikun e tij.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen Velania.

KALLXO.com ka siguruar edhe pamje te vendit të ngjarjes e rrethuar me shiritat e policisë.