Ilustrim

Arrestohet i dyshuari për plagosjen me armë zjarri në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar të dyshuarin për plagosjen me armë zjarri që ka ndodhur në Prishtinë më 11 janar.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ndërsa, i plagosuri pas të shtënave me armë zjarri, për shkak të plagëve që kishte marrë në ekstremitete të poshtme ishte dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ngjarja kishte ndodhur rreth orës 20:15 në rrugën “Bajram Bahtiri”.