Deputetët në 'gjumë', seanca nuk fillon me kohë

Pak deputetë janë parë  në sallën e Kuvendin në kohën e rregullt kur do të duhej të niste seanca e jashtëzakonshme për platformën e delegacionit për bisedime me Serbinë.

Edhe pse  ka kaluar ora 9, në sallën ku mbahen seancat plenare, janë parë 2 deputetë të pranishëm.

Kuvendi i Kosovës, për ditën e sotme ka paralajmëruar mbajtjen e dy seancave.

E para është thirrur për orën 09:00, ndërsa tjetra në orën 10:00.

Ajo e orës 09:00 ka këtë rend të ditës:

  1. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-145 për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e Delegacionit shtetëror të Republikës së Kosovës në procesin e dialogut me Republikën e Serbisë,
  2. Shqyrtimi i Platformës për dialogun mbi Marrëveshjen përfundimtare, gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

Kurse seanca e orës 10:00 është plenare dhe pritet t’i shqyrtojë këto pika:

  1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
  2. Koha për pyetje parlamentare,
  3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
  4. Miratimi i rezolutës në lidhje me vëllezërit Bytyqi,
  5. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për dhomën e posaçme të Gjykatës Supreme për çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit,
  6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 2004/22 për Kinematografinë,
  7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-065 për të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta,
  8. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-097 për bibliotekat,
  9. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për plotësim ndryshim të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës,
  10. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-042 për rregullimin e shërbimeve të ujit,
  11. Shqyrtimi i parë i Projekt-kodit të Procedurës penale,
  12. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për letërnjoftim,
  13. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ekzekutimin e sanksioneve penale,
  14. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Diasporën,
  15. Shqyrtimi i parë i Projektligjit të Punës,
  16. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Pronën Publike,
  17. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për pijet e forta alkoolike,
  18. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/l-061 për shitjen e banesave për të cilat ekziston e drejta banesore, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.04/l-247,
  19. Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Partisë Socialdemokrate, në lidhje me mos-caktimin dhe rritjen e pagës minimale në Republikën e Kosovës,
  20. Interpelanca e Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, z. Valdrin Lluka, sipas kërkesës së kryetarit të GP-Partia Socialdemokrate, z. Dardan Sejdiu, i mbështetur edhe nga 11 deputetë, në lidhje me themelimin e Ndërmarrjes së Re Energjetike të Kosovës Sh. A/NKEC.