Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka - Foto: KALLXO.com

Daka: Asnjëherë S’kemi Pasur Këso Rezultati si në Istog

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, sipas Rtv21.tv është deklaruar pas përfundimit të numërimit të votave me postë dhe me kusht të garës për kryetar të Komunës së Istogut.

Daka ka thënë se asnjëherë më parë nuk ka pasur kësi rezultati në zgjedhjet në Kosovë.

Siç raportoi KALLXO.com, pas rinumërimit të votave me kusht dhe atyre me postë për kryetar të komunës së Istogut ka fituar kandidat i LDK-së, Haki Rugova.

Rugova mori vetëm 15 vota më shumë se rivali i tij nga radhët e AAK-së, Gani Dreshaj.

http://kallxo.com/haki-rugova-fiton-me-15-vota-diference-ndaj-gani-dreshaj/

Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së që u dhanë mbrëmë, kandidati i AAK-së Gani Dreshaj kishte dalë fitues.

http://kallxo.com/rezultati-zyrtar-i-istogut/

Ndryshe, qytetarët e komunës së Istogut votuan dje për kryetarin e tyre.

Në garë ishin Haki Rugova dhe Gani Dreshaj i AAK-së.

Votimi i djeshëm është përsëritje e balotazhit të 19 nëntorit.

Në votimet e rrethit të parë, Rugova e Dreshaj kishin marrë më së shumti vota, por jo të mjaftueshme sa për të fituar zgjedhjet e 22 tetorit.