Dreshaj i AAK-së viziton LVV-në në Istog: Do të ishte kënaqësi bashkëpunimi mes dy partive

Gani Dreshaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka vizituar qendrën e Lëvizjes Vetëvendosje në Istog.

Dreshaj për KALLXO.com ka thënë se kjo vizitë ka qenë në shenjë përkrahjeje për djalin e axhës që është anëtar i LVV-së në Istog.

Për Gani Dreshajn do të ishte kënaqësi në rast se partia të cilës i takon (AAK) do të bashkëpunonte me LVV-në.

“Unë partinë nuk e kam ndërruar po me një kënaqësi të madhe e kam shiku Ramushin edhe Albinin duke punuar bashkë. Gjithë opozita me u bo bashkë nuk është keq. Po tregoj që e kam një kënaqësi ndaj LVV. Partinë nuk e kam në mendje me e ndërruar”, tha ai për KALLXO.com

Tutje Dreshaj tha se përveç nivelit lokal edhe në nivele të tjera do të dëshironte të shihte bashkëpunimin me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Qejf kisha pasë me i pa bashkë gjithkund AAK-në dhe LVV-në po normal kam qejf me fitu partia që unë i takoj”, tha ai.