Ilustrim - Kuponët fiskal

ATK: Sot është afati i fundit për aplikim për rimbursim të kuponëve fiskal

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), ka njoftuar se vetëm edhe sot është afati për aplikim në kampanjën për rimbursim nga kuponët fiskal për periudhën e tremujorit të parë të vitit 2019.

Tërheqja do të bëhet me 9 maj në RTK nga ora 18:00, ndërsa pas tërheqjes ATK-ja do të publikoj listën e fituesve në ueb sajtin e saj.

Deri më tash numri i aplikuesve për këtë periudhë është 53 mijë e 940 persona.

Kurse në këtë link mund të aplikoni online:  https://kuponatfiskal.atk-ks.org/Aplikimi/CreateTemp