Foto: Vali Corleone/Facebook

Arrestohet Vali Corleone, Kanoste Prindërit e Tij

Është Arrestuar Vali Corleone pasi dyshohet se ka ngacmuar dhe kanosur prindërit e tij me të cilët jetonte në bashkësi familjare.

Sipas zëdhënësit të policisë në rajonin e Gjilanit Ismet Hashani, policia ka pranuar ankesë nga prindërit e të dyshuarit se djali i tyre në vazhdimësi i ka ngacmuar dhe kanosur dhe kohë pas kohe i ka larguar edhe nga shtëpia.

“Njësiti i hetimeve nga stacioni policor i Gjilanit ka shkuar në shtëpinë e të dyshuarit, ku pas arritjes tek shtëpia, i njëjti ka refuzuar t’u bindet urdhrave të oficerëve policor. I dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion”, tha Hashani për KALLXO.com

Sipas policisë, Vali Corleone ka vazhduar të ketë sjellje agresive dhe kërcënuese edhe në stacionin policorë, për çka është kontrolluar edhe nga mjeku psikiatrik dhe i është ofruar edhe ndihma mjekësore në Spitalin Rajonal-Gjilan.

Në konsultim me Prokurorin e Shtetit, rasti është iniciuar si ,,Ngacmim” gjersa ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Rasti është duke u hetuar