Foto: Facebook

Arrestohet shtetasi shqiptar për kalim ilegal të kufirit

Në raportin e Policisë për ngjarjet që kanë ndodhur në 24 orët e fundit është evidentuar edhe një kalim ilegal i kufirit.

Në komunën e Hanit të Elezit është arrestuar i dyshuari, shtetas i Shqipërisë, pasi i njëjti është takuar duke tentuar që të kalojë kufirin ilegalisht.

Të dyshuarit pas intervistës me vendim të  prokurorit i është caktuar ndalimi policor .