Arrestohet një i Dyshuar për Djegien e Shtëpisë së Xhafer Devës

Policia e Kosovës ka arrestuar një person nën dyshimet se ai i vuri zjarrin shtëpisë së vjetër mitrovicase të Xhafer Devës.

Arrestimin e konfirmoi për KALLXO.com zëdhënësi i Policisë Rajonale të Mitrovicëa Avni Zahiti.

Sa i përket zjarrit që kaploi shtepinë e Xh. D. në Mitrovicë, policia menjeherë ka nise hetimet. Një person  rreth 40 vjeçar eshte arrestuar si i dyshuar.Të njëtit i është caktu masa e ndalimit per 48 orë,” shpjegoi Zahiti.

Sipas tij, rasti i djegies së shtëpisë po cilësohet si zjarrvënie.

14:05

Digjet një Shtëpi e Vjetër në Mitrovicë

Kati i epërm i një shtëpie të vjetër në Mitrovicë është përfshirë nga flakët, derisa zjarrfikësit kanë arritur ta shuajnë zjarrin.

Kjo shtëpi e vjetër nga mitrovicasit njihet me emrin shtëpia e Xhafer Devës.

Deva ishte politikan kosovar nga Mitrovica që mbajti pozita të larta politike gjatë okupimit fashist të Kosovës në Luftën e Dytë Botërore.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës  Avni Zahiti tha se shkaqet e shpërthimit të zjarrit ende nuk dihen.

“Zjarrfikësit kanë intervenu dhe janë duke e fikur zjarrin, ndërkaq sa i përket rrethanave se si ka ardhur deri te zjarri ende nuk kemi informacion,” tha Zahiti për KALLXO.com.