Albin Kurti Dërgohet në Pallatin e Drejtësisë

Para pak momentesh Albin Kurti është dërguar në Pallatin e Drejtësisë.

Sipas gazetarëve të KALLXO.com-it në terren, Kurti është dërguar në pallat me autoblinda të policisë.

Policia është e vendosur te Pallati i Drejtësisë për të krijuar siguri pas dërgimit të Kurtit atje.

Kurti kërkohej nga prokuroria për rolin e tij në lidhje me lotsjellësin e hedhur në njërën nga seancat e Kuvendit.