Akademia Shqiptare nuk përfilli propozimin e ASHAK për një histori të përbashkët shqiptare

Akademia e Shkencave e Shqipërisë nuk kishte marrë parasysh kërkesën e Akademisë se Shkencave dhe Arteve të Kosovës për hartimin e një historie gjithë shqiptare.

Në vë fillim të viteve 2000 ASHAK kishte kërkuar disa herë nga ASHSH bërjen e një historike gjithë shqiptar por që nuk kishte hasur në mirëkuptimin e ASHA-së në Tiranë.

Kështu ka thënë Akademik Nexhat Daci, të martën, 25 shtator 2018,  gjatë promovimit të Fjalorit Enciklopedik të Kosovës.

“Në vitet  2000, kur isha kryetar i ASHAK-ut,  bënë shumë përgatitje dhe insistime që të shkruajmë historinë shqiptare,  bashkërisht dy akademitë, ajo e Kosovës dhe Shqipërisë. Disa herë përfaqësuesit tanë eminent shkuan në Akademinë në Tiran por, fatkeqësish nuk hasëm në përkrahjen e duhur nga Akademia shqiptare”, ka thënë ai, gjatë faljes së tij me rastin e promovimit të Fjalorit enciklopedik të Kosovës.