Agim Veliu, Foto: Atdhe Mulla
Agim Veliu Gjobitet me 3000 Euro për Fëmijët në Fushatë
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka gjetur të bazuar ankesën e BIRN dhe Internews Kosova të paraqitur ndaj kandidatit të LDK-së për Podujevën, Agim Veliu.
Kësisoj, PZAP-i i ka shqiptuar 3000 mijë euro gjobë Lidhjes Demokratike të Kosovës për shkak të një postimi të datës 9 tetor 2017 në të cilën shihen se janë të përfshirë fëmijë në fushatë.
LDK është arsyetuar para PZAP-it duke pretenduar se postimi i disa fotografive me fëmijë nga kandidati i tyre, në asnjë mënyrë nuk mund të interpretohet si përfshirje e fëmijëve në fushatë dhe gjithashtu i kanë larguar fotografitë që të mos keqkuptohen dhe të mos keqinterpretohen.
Këto arsyetime të paraqitura nga LDK nuk e kanë bindur PZAP-in që ka gjetur se ankesa e BIRN dhe Interneës Kosova është e bazuar dhe se është shkelur Rregulla Zgjedhore 13/2013.
Në këtë rregull përvcaktohen kategoritë e njerëzve që nuk duhet të jenë pjesë e fushatave zgjedhore në mesin e të cilëvë janë edhe personat që nuk kanë mbushur 18 vjet.
KALLLXO.com po raporton vazhdimisht lidhur me shkeljet e subjekteve politike në fushatë, ndërsa BIRN dhe I/KS kanë parashtruar disa ankesa që janë gjetur të bazuara nga PZAP.
Vetëm dje nga ankesat e BIRN dhe I/KS për subjektet politike janë shqiptuar gjoba në vlerën e 18 mijë eurove.