Vritet një Person në Hajvali

Një person ka mbetur i vdekur pasi është therë me thikë në fshatin Hajvali të Prishtinës në orët e mbrëmjes së të hënës.

Policia ka konfirmuar se rreth orës 19:00 një person është therë me thikë dhe si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në QKUK.

Lajmin për Kallxo.com e konfirmoi Flora Ahmeti nga Policia e Kosovës në rajonin e Prishtinës.

Ajo tha se lidhur me rastin është arrestuar një person ndërsa janë duke u zhvilluar hetimet për të zbuluar motivet e kësaj ngjarjeje.