Presidenti Hashim Thaçi | Foto; ZKM

Thaçi: Na Mundon Plaga e të Pagjeturve

Në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur Presidenti Thaçi uroi të zbardhet fati i kosovarëve të pagjetur.

Ai u zotua se do të punojë më shumë për këtë çështje.

“Pra, sot si President i vendit shpreh përsëri solidaritet të plotë me familjet e të pagjeturve, por  edhe zotimin për të punuar edhe më tepër që sa më shpejt të zbardhet fati i çdo të pagjeturi,” tha Thaçi.

Ai deklaroi se duhet vullnet dhe ndihmë nga bashkësia ndërkombëtare që të gjenden të zhdukurit gjatë luftës.

“Është një plagë kjo e cila na mundon të gjithëve dhe mund të them se vetëm me shpresë, optimizëm dhe besim të ndërsjellë kjo çështje mund të zgjidhet me një vullnet dhe mbështetje të fuqishme edhe të bashkësisë ndërkombëtare,” tha Thaçi.

Ai edhe dje të pagjeturit i konsideroi njërën ndër plagët më të rënda të mbetura nga lufta.

http://kallxo.com/thaci-rendon-fati-te-pagjeturve/