Sulm/ Ilustrim

Tenton të Shtijë me Armë, Sulmohet nga Pesë Persona

Një përleshje masive ka ndodhur mbrëmë në Fushë Kosovë pasi një burrë tentoi të shtijë me armë në drejtim të pesë personave.

Policia e Kosovës njofton se më pas këta pesë persona e kanë sulmuar personin që mbante armë duke i shkaktuar lëndime trupore.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Hajrullah Zymi’ mbrëmë rreth orës 21.

Njësitë policore tek i dyshuari kanë gjetur dhe konfiskuar tri gëzhoja dhe një armë zjarri. I lënduari është dërguar në QKUK për tretman mjekësor nën përkujdesje policore.