Azbi Gashi, asamblisti i LVV-së në Rahovec - Foto: Facebook

Suspendohet Profesori që Gjuajti me Armë

Suspendimi i Gashit është konfirmuar për KALLXO.com nga drejtoresha e arsimit në Rahovec Vjollca Vuçitërna.

Ajo ka thënë përmes telefonit se profesori Azbi Gashi është suspenduar për afat të pacaktuar derisa të formohet komisioni disiplinor, i cili pritet të merret me rastin e tij.

“Drejtoria e Arsimit e ka suspenduar profesorin Azbi Gashi, deri në formimin e komisionit disiplinor, pra është suspenduar dhe pritet që shumë shpejt të formohet komisioni, i cili pastaj do të merret me rastin e tij,” tha Vjollca Vuçitërna.

Ajo ka thënë se vendimi për suspendimin i është komunikuar edhe Azbi Gashit, i cili nga dita e djeshme gjendet në arrest shtëpiak.

http://kallxo.com/nje-muaj-arrest-shtepiak-per-profesorin-gashi/

Siç pati raportuar KALLXO.com, Gashi pas një përleshje më një nxënësin Betim D.dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në ajër.

http://kallxo.com/profesori-nga-rahoveci-gjuan-arme-ne-zenken-nxenesin/

Gashi është edhe asamblist i Lëvizjes Vetëvendosje në KK të Rahovecit.

http://kallxo.com/gjuan-arme-arrestohet-asamblisti-lvv-se/