Sonte në Jeta në Kosovë: Kallxo Diaspora

Sonte në Jeta në Kosovë transmetohet debati lidhur me diasporën shqiptare dhe përvojat e tyre.

Në prag të fillimit të konferencës ‘Diaspora flet’ të organizuar nga ‘Germin’, në këtë emision përfaqësues të kësaj organizate flasin lidhur me eksperiencat në punën për diasporën.

Kryetarja e shoqatës, ‘Germin’, Liza Gashi flet mbi punën e organizatës dhe sfidat kryesore të paragjykimeve dhe trajtimit të diasporës në vendet shqiptare.

Lulzim Syla,  ekspert i energjisë nga Kolni flet për potencialet e energjisë solare në Kosovë dhe punën e Qeverisë tonë në këtë drejtim.

Po ashtu, Shpresa Loshaj, një zyrtare shqiptare në Qeverinë kanadeze tregon planet e saja për projekte që lidhen me Kosovën.

Debatuesit përballë Jeta Xharrës shpalosin edhe nivelin e bashkëpunimit me institucionet vendore për projektet e tyre në Kosovë.

Për këtë temë në debat flasin: Hilmi Gashi, aktivist në Bern, Shpresa Loshaj- Zyrtare në qeverinë kanadeze, Lulzim Syla, ekspert i energjisë në Koln, Mark Kosmo, Ekonomist në Boston, Liza Gashi, udhëheqëse e organizatës Germin dhe Brikena Muharremi, Shoqata e Avokatëve Shqiptarë në Britani.

Emisionin “Jeta në Kosovë” transmetohet çdo të enjte në RTK në orën 20:15 dhe repriza të premten në mesditë.

 

17 Maj 2018 - 18:28

Doruntina Baliu 17/05/2018 - 18:28
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend