Sonte në ‘Drejtësia në Kosovë’: Dyshimet për Kurdisjen e Ekskursioneve

Sonte në emisionin ‘Drejtësia në Kosovë’ në RTK në orën 22:20 do të transmetohet hulumtimi lidhur me dyshimet për një skemë të organizuar të korrupsionit në organizimin e ekskursioneve të maturantëve në Shqipëri.

Ky reportazh sjell fakte të cilat tregojnë për parregullsi dhe mospërputhje të të dhënave të cilat ngjallin dyshime mjaft të mëdha për keqpërdorime në tenderimin dhe organizimin e ekskursioneve.

NDËRLIDHUR

Siç rezulton nga hulumtimi i DnK-së njëra nga arsyet kryesore pse tenderët me çmimin më të lartë fitojnë është kontrata të cilën paraprakisht kompanitë e nënshkruajnë me hotelin Bonita në Durrës.

Në hulumtim flet Astrit Ismaili, pronar i këtij kompleksi turistik në Durrës.

Maturantët e gjimnazit “Sami Frashëri” në Prishtinë kanë paguar shumën prej 94 euro, katër euro më shumë se maturantët e shkollës tjetër “Ahmet Gashi” të cilët gjithashtu kishin udhëtuar më të njëjtën kompani dhe ishin akomoduar në hotelin e njëjtë.

Për këtë çështje flet edhe Drejtorja për Arsim në komunën e Prishtinës, Arbërie Nagavci.

Çmime më të shtrenjta kishin paguar edhe maturantët në komunat e tjera të Kosovës si në Pejë dhe Fushë Kosovë.

Dhe në fund të emisionit do ta ndiqni Rubrikën “Policia” me xhirime ekskluzive nga operacionet policore.

Emisioni “Drejtësia në Kosovë” transmetohet çdo të premte nga ora 22:20 në RTK ndërsa repriza të hënën në mesditë.

14 Prill 2017 - 16:53

Behar Mustafa 14/04/2017 - 16:53
NDËRVEPRIMI0

Sonte në ‘Drejtësia në Kosovë’: Dyshimet për Kurdisjen e Ekskursioneve

by Behar Mustafa
NA NDIQNI

Send this to a friend