Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri - Foto: KALLXO.com

Si Debatuan Lutfi Haziri dhe Oliver Ivanoviq 12 vite më parë në “Jeta në Kosovë”?

Më shumë se një dekadë më parë, politikani tashmë i ndjerë serb, Oliver Ivanoviq, kishte diskutuar mbi statusin e Kosovës në emisionin e parë  “Jeta në Kosovë”.

Oliver Ivanoviq u vra mëngjesin e së martës në Mitrovicën Veriore para zyrës së tij.

Kjo vrasje shkaktoi reagime të shumta institucionale të Kosovës, Serbisë dhe ndërkombëtarëve ndërsa disa politikanë serb dhe shqiptarë besojnë se vrasjen e kryen strukturat kriminale serbe në veri.

Për të diskutuar për këtë vrasje por edhe situatën e përgjithshme në veri, ‘Jeta në Kosovë’ pati të ftuar politikanin Lutfi Haziri, i cili kishte njohur nga afër edhe Ivanoviqin

Në këtë edicion u shfaqën video nga arkivi i emisionit ‘Jeta në Kosovë’, të deklaratave të Oliver Ivanoviqit dhe Lutfi Hazirit, 12 vite më parë.

Atëbotë, Ivanoviqi kishte thënë se idetë për pavarësinë e plotë të Kosovës, ishin ‘ëndrra romantike’ ndërsa kishte kërkuar një autonomi të zgjeruar që do të mundësonte sipas tij mbrojtjen e të drejtave të komunitetit serb në Kosovë.

Në anën tjetër, Haziri së bashku mysafirë të tjerë të ftuar në atë kohë kishin folur lidhur me aspiratat e Kosovës për pavarësi.

Emisionin e plotë “Jeta në Kosovë”, mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: