Rasim Selmanaj në ‘Jeta në Komunë’

Këtë të diel prej orës 13:00 në RTK, në emisionin “Jeta në Komunë” transmetohet debati për Komunën e Deçanit.

Rasim Selmanaj përgjigjet për dy vitet e qeverisjes se tij para Jeta Xharrës dhe asamblistëve të Deçanit.

Pse ka probleme ende me ujin e pijes në Komunën e Deçanit?

Kur do largohen mbeturinat nga vendi historik i pajtimit të gjaqeve, Verrat e Llukës?

Çfarë thotë Selmanaj për degradimin e ambientit nga ndërtimi i Hidrocentraleve?

Pse kompania e vëllait të Rasim Selmanajt e paditi në gjykatë komunën e Deçanit?

Cilat janë te gjeturat e ekipit të “Jeta bë Komunë” gjatë hulumtimeve në Komunën e Deçanit?

Cilat janë akuzat që opozita ia bën Selmanajt për kohën e qeverisjes së tij?