Foto: RTV 21

Protestë e pesë serbëve kundër Kosovës në Sofje

Para Qendrës së Kulturës në Sofje janë parë pesë serbë të cilët kanë protestuar kundër pranisë së delegacionit kosovar, që është duke marrë pjesë në Samitin e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor në Sofje.

Ata kanë mbajtur në duar një pankartë me mbishkrimin “Kosova është Serbi” dhe mbishkrime tjera kundër Bashkimit Europian dhe NATO-s.

Edhe mediat në Beograd janë alarmuar sot, pas pjesëmarrjes së Kosovës në këtë samit.

Atje është raportuar se me pjesëmarrjen e Kosovës në samit, Serbia ka pranuar pavarësinë e Kosovës.

17 Maj 2018 - 15:53

RTV 21 17/05/2018 - 15:53
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend