Foto-ilustrim

Persona të Maskuar Grabitën me Armë një Shtëpi

Paratë, telefonat, stoli ari, një veturë ishin cak i grabitësve të cilët sipas raportit ditor të policisë, janë larguar në drejtim të panjohur.

Sipas raportit policor, viktima e cila ka raportuar rastin ka deklaruar se i është demoluar shtëpia.

Policia pasi ka filluar hetimet, ka arritur që të gjej disa nga gjërat e grabitura.

“Njësit policore kanë arritur të gjejnë telefonat dhe veturën të cilat janë sekuestruar”, thuhet në raportin policor.

Policia nuk ka raportuar se deri më tani ka ndonjë të arrestuar, duke shtuar se rasti është duke u hetuar.