Mbledhja e KUvendit | Foto: KALLXO.com

PDK-ja Lëshon Sallën- Kërkon Sqarime nga EULEX-i

Për shkak të një emisioni të transmetuar në RTK në të cilin u tha se gjyqtarë të EULEX-it i kishin quajtur edhe kafshë të akuzuarit e Grupit Drenica, PDK-ja lëshoi sot seancën e Kuvendit.

Njoftimin për lëshim të seancës e bëri të ditur Memli Krasniqi në emër të grupit parlamentar të PDK-së.

Krasniqi kërkoi sqarim nga misioni europian.

“Për ne është e papranueshme nëse një qasje e tillë manipulative ka qenë qasja e EULEX-it. Kërkojmë urgjentisht përgjigje dhe sqarime të detajuara më këto pretendime të EULEX-it”- tha Krasniqi.

Më pas ai deklaroi se në shenjë proteste PDK-ja do të lëshojë sallën e Kuvendit, ndërsa ftoi edh kolegët e partive tjera që ta bëjnë të njëjtën gjë.

Krasniqi propozoi që seanca e sotme të vazhdojë nesër.

Kadri Vesli pas konsultimeve me grupet parlamentare tha se LDK ka kërkuar që të ishte më herët e njoftuar lidhur me kërkesën e PDK-së, ndërsa sipas Veselit LVV-ja kërkoi të zhvillohet seanca.

Dje EULEX-i dha sqarime lidhur me ato që u thanë në emisuion, duke e cilësuar atë të njëanshëm.

http://kallxo.com/papadopoulou-thashetheme-nuk-promovohet-sundimi-ligjit/