Protesta për Haradinajn | Foto: Atdhe Mulla

Kërkohet Ndërprerja e Dialogut në Protestën për Haradinajn

Me moton “Haradinaj Është Kosova” u zhvillua sot në Prishtinë protesta e thirrur prej shoqatave të luftës së UÇK-së, pas ndalimit të kreut të AAK-së Ramush Haradinaj nga autoritetet franceze me një fletarrestim të INTERPOL-it të lëshuar nga Serbia në vitin 2004.

Në protestë nga pjesëmarrësit iu brohorit Haradinajt dhe ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa u kërkua liria e Haradinajt, ndërprerja e dialogut me Serbinë në Bruksel dhe shfuqizimi i fletëarrestimeve serbe.

Protesta për Haradinajn u paralajmërua dje nga shoqatat e dala nga lufta.

http://kallxo.com/ish-luftetaret-obligim-protestimi-per-lirimin-e-haradinajt/

Sot AAK-ja njoftoi se protesta zhvendoset nga sheshi “Zahir Pajaziti” në Sheshin “Skënderbeu” për shkak të paralajmërimit të pjesëmarrjes së madhe të qytetarëve.

http://kallxo.com/protestes-per-haradinajn-nderrohet-vendi/

Ramush Haradinaj u arrestua nga autoritetet franceze më 4 janar, ndërsa më 12 janar u lirua me kush mirëpo nuk ka të drejtë ta lëshojë Francën, para se ky shtet të vendosë në lidhje me kërkesën e Serbisë për ekstradim.

http://kallxo.com/arrestohet-ne-france-ramush-haradinaj/

http://kallxo.com/haradinaj-lirohet-kusht/