Ish-Ministri Reagon për Shtrenjtimin e Autostradës

Ish-Ministri i Infrastrukturës Lutfi Zharku foli sot në Kuvend për shtrenjtimin e Autostradës “Arbën Xhaferi”.

Zharku deklaroi se Qeveria Mustafa ka qenë e përgjegjshme në lidhje me këtë autostradë, ndërsa ka ndarë buxhetin duke mos rrezikuar projektet tjera.

Ai tha se Qeveria Mustafa dhe Bechtel Enka kanë hyrë në mirëbesim që kjo kontratë për autostradën të kryhet për tre vjet e gjysmë.

Pal Lekaj ministri aktual i Infrastrukturës tregoi në një seancë tjetër se autostrada do të kushtojë 63 milionë më shumë, në masë të madhe për shkak të vonesave të kryerjes së obligimeve nga qeveria në vitet 2014-2016.

Pal Lekaj tha më pas se çështjen e 63 milionëve nuk e ka prodhuar, as nuk e imagjinoi ai.

Lekaj tha se e ka sqaruar në mënyrë të detajuar këtë shtim të çmimit për autostradën.

Pastaj Zharku tha se Qeveria Mustafa ishte pajtuar që në rast të vonesave të punimeve BEchtel-Enkas t’i paguhej një shumë prej 14 , 7 milionë euro.