Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, rrokulliset vetura - FOTO

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Në fotografitë, të cilat në KALLXO.com i dërgoi një lexues, shihet një veturë e rrokullisur.

Ndërsa, nga pamjet vërehet se në vendin e ngjarjes kanë dal edhe Policia e Kosovës.

KALLXO.com dërgoi pyetje në adresë të forcave të rendit për të marrë më shumë detaje rreth këtij aksidenti, por deri më tani ata nuk janë përgjigjur.