Foto: Ilustrim

Ia Vjedhin 55,000 Dinarë

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast vjedhjeje që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:40 në Graçanicë.

Sipas raportit të përditshëm të Policisë, ankuesi mashkull K-Serb ka raportuar se të dyshuar të panjohur i kanë vjedhur 55,000 dinarë, 70 euro, stoli ari, vlera e të cilave nuk dihet etj.

Njësitet policore janë duke kryer hetime lidhur me rastin.

Ky rast nga Policia po trajtohet si vjedhje e rëndë.