Albulena Haxhiu, Deputete

Haxhiu: Rritjen e Pagave do ta Çojmë në Kushtetuese

Albulena Haxhiu paralajmëroi sot në seancën e Kuvendit se vendimi i Ramush Haradinajt për rritje të pagës së tij dhe vartësve të kabinetit qeveritar do të dërgohet në Gjykatë Kushtetuese.

“Do ta dërgojmë në Kushtetuese vendimin për rritje të pagave”, tha Haxhiu.

Ajo konstatoi se Kryeministri Haradinaj ka bërë vepër penale kur vendosi t’i rrisë pagën vetes dhe të tjerëve.

“Me ia rritë pagën vetes është konflikt interesi e edhe vepër penale”, tha Haxhiu.

Dje KALLXO.com shkroi për rritjen e pagave të Haradinajt dhe kabinetit të tij.

http://kallxo.com/kjo-eshte-rroga-e-re-e-kryeministrit-dhe-vartesve-te-tij/