Haradinaj Tregon kur do të Votohet Demarkacioni

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se seanca për votimin e demarkacionit me Malin e Zi do të zhvillohet të martën që vjen.

“Seanca për demarkacionin të martën në ora 14:00”, deklaroi sot kryeministri Haradinaj në hollin e Kuvendit kur u pyet nga gazetarët për mbajtjen e kësaj seance.

Kujtojmë,  se tre herë është thirrur seanca për demarkacionin brenda këtij viti, por asnjëherë nuk është vënë në votim për shkak të mosarritjes së numrit të votave.

Koalicioni qeverisës bashkë me LDK-në nuk i kanë 80 votat e kërkuara për ratifikim të marrëveshjes së demarkacionit./21Media