Ramush Haradinaj | Foto: Atdhe Mulla

Haradinaj: Kosova Tani Pret që BE të Bëjë Pjesën e Vet

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka reaguar pas votimit të Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi në Kuvendin e Kosovës.

Ai është shprehur mirënjohës për deputetët që votuan pro.

Haradinaj tha se Kosova tani pret që Bashkimi Europian ta bëjë pjesën e vet.

Ky është postimi i plotë i Haradinajt në profilin e tij në “Facebook”:

“Kuvendi i Kosovës me sukses ratifikoi Marrëveshjen e Demarkacionit të Kufirit me Malin e Zi. Mirënjohës për të gjithë deputetët që votuan pro, si dhe për durimin dhe mirëkuptimin e popullit të Kosovës.

E përkushtuar në krijimin e një shoqërie demokratike, të bazuar në rend e ligj, Kosova tani pret që Bashkimi Evropian të bëjë pjesën e vet, ashtu siç u premtua, që më në fund qytetarëve të Kosovës t’u mundësohet lëvizja e lirë në BE, si të gjithë evropianëve tjerë.”