Parakalimi i FSK-së - Foto: KALLXO.com

FSK Drejt Ushtrisë me Ulje Page

Projektligji i ri për paga në sektorin publik i cili është aprovuar nga Qeveria e Kosovës në dhjetorin e vitit të kaluar që pritet që të dërgohet për miratim në Kuvendin e Republikës prek edhe Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).

Bazuar në të dhënat infografike të Instituti GAP, paga mesatare për këtë kategori me projektligjin e ri pritet të jetë 546 euro, Sipas të dhënave të  Institutit GAP, në krahasim me pagën e vjetër mesatare FSK pëson rënie për —2.8 për qind.

Paga mesatare në këtë kategori pritet të jetë e njëjtë me funksionarët publikë (-3 euro), më e lartë se paga mesatare në Shëndetësi (467 euro) por më e ulët se paga mesatar në Doganat e Kosovës (613 euro) dhe Forenzikë (631 euro).

Një ditë më parë, Presidenti i Republikës së Kosovës ia ka dorëzuar kreut të Kuvendit Projektligjin që e bën FSK-në ushtri. E Kuvendi i Kosovës e ka proceduar për në Qeverinë e Kosovës.

Mirëpo një nismë e tillë e Presidentit Thaçi nuk gjeti përkrahje. Ambasada amerikane në Kosovë përmes një komunikate për media shprehu shqetësimin e saj në lidhje më këtë çështje. Në reagimin e saj thuhet se transformimi duhet të bëhet në përputhje me kushtetutën e vendit.

“Miratimi i projektligjit aktual do të na detyronte të rivlerësojmë bashkëpunimin tonë bilateral dhe ndihmën afatgjate për Forcën e Sigurisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane në Kosovë.

http://kallxo.com/shba-e-shqetesuar-me-projektligjin-e-ri-per-fsk-ne/

E këtë nismë e ka kundërshtuar edhe vetë NATO-ja. Ajo përmes sekretarit të përgjithshëm i NATO-s  Stoltenberg tha nëse mandati i FSK-së ndryshon në këtë mënyrë, NATO-ja do ta rishikojë mbështetjen për këtë forcë.

Në këtë deklaratë Stoltenberg njoftoi se ka biseduar në telefon me Presidentin Thaçi dhe Kryeministrin Mustafa, të cilëve tregoi se ua ka përcjellë qëndrimin e NATO-s.

“Ua kam bërë të qartë se hapat e tillë të njëanshëm janë të papranueshëm dhe kam kërkuar nga autoritetet e Kosovës që të qëndrojnë në kontakt të ngushtë me Beogradin”, kishte thënë sekretari i përgjithshëm i NATO-s në deklaratë.

http://kallxo.com/nato-kundershton-idene-e-thacit-per-fsk-ne/

Megjithatë gjatë ditës së djeshme kur Presidenti Thaçi ia dorëzoi kryekuvendarit projektligjin, tha se këtë po e bën në bazë të kompetencave që i jepen atij si President nga Kushtetuta e Kosovës.

Sipas tij, Lista Serbe ka thënë me dhjetëra herë se nuk do të votojë pro ndryshimeve kushtetuese, andaj nuk mund të mbesim peng i tyre.

http://kallxo.com/thaci-fqinjet-transformimin-e-fsk-se-ta-shohin-si-hap-demokratik/

Për t’u transformuar FSK-ja në ushtri me anë të ndryshimeve kushtetuese duheshin votat e shumicës së deputetëve dhe votat e shumicës së deputetëve të komuniteteve.

Pas reagimeve të djeshme ndërkombëtare në lidhje me iniciativën e Presidentit Thaçi, i pari i vendit mbajti konferencë për gazetarë në të cilën arsyetoi veprimet e veta duke shprehur vendosshmërinë për transformimin e FSK-së.

http://kallxo.com/thaci-shba-nuk-e-ve-ne-dyshim-procesin-e-transformimit-te-fsk-se/