EULEX Dënon Fuqishëm Vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Misioni i EULEX-it ka dënuar fuqishëm aktin kriminel që sot mori jetën e politikanit serb nga veriu i Mitrovicës Oliver Ivanoviq.

EULEX u bën thirrje autoriteteve relevante që të veprojnë shpejt dhe me efikasitet në mënyrë që të arrestohen kryerësit e këtij akti makabër.

“Misioni ynë është i gatshëm që të ofrojë përkrahje sipas mandatit që ka”, thuhet në një komunikatë të misionit.

Shefja e misionit të EULEX-it, Alexandra Papadopoulou i ka shprehur në emrin e saj dhe të EULEX-it ngushëllime familjes dhe miqve të Oliver Ivanoviqit.

“I bëj thirrje atyre që kanë ndonjë informacion relevant i cili mund të çojë deri tek arrestimet e mundshme lidhur me vrasjen e z. Ivanoviq, që ta raportojnë atë tek autoritetet. Apeloj gjithë komunitetin që të ruajnë qetësinë dhe dinjitetin në këto momente të vështira”, citohet në komunikatë Alexandra Papadopoulou.