Ish-presidentja, Atifete Jahjaga - Foto: KALLXO.com

EKSKLUZIVE: Atifete Jahjaga Sonte në 'Jeta në Kosovë'

Sonte në emisionin ‘Jeta në Kosovë’ do të transmetohet intervista ekskluzive me ish-Presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Presidentja e parë grua në Europën Juglindore flet në ‘Jeta në Kosovë’, për kohën sa ka qenë në detyrë.

Cilat ishin veprimet apo mosveprimet e saja si Presidente për të cilat ajo është penduar?

Si e ka pritur Jahjaga padinë për shpifje nga familja e Shyhrete Berishës?

Përballë Jeta Xharrës, ish-Presidentja flet për herë të parë për një dhuratë që ajo pretendon që i ishte bërë në vlerë të lartë monetare, nga një biznes kosovar.

Emisioni ‘Jeta në Kosovë’ transmetohet të enjten, në RTK në orën 20:30 dhe repriza të nesërmen në mesditë.