Avansimi i Kontestueshëm në Fakultetin e Mjekësisë

Sonte në RTK në orën 20:15 do të transmetohet hulumtimi i emisionit “Jeta në Kosovë” për mënyrën se si u përzgjodh një Asistent në Fakultetin e Mjekësisë në UP.

Në emisionin “Jeta në Kosovë” sonte do të transmetohet hulumtimi disajavor për mënyrën e avansimit të asistentëve në Fakultetin e Mjekësisë së Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

NDËRLIDHUR

Hulumtimi sjell rrëfimin e kallxueses, Rozafë Koliqi, doktor shkence në Farmaci Klinike, e cila nuk ka lënë derë institucionale pa kërkuar të drejtën e saj që i është mohuar nga Senati i Universiteti të Prishtinës.

E vetmja specialiste e Farmacisë Klinike në Kosovë, Rozafë Koliqi, tregon për shkeljet që ka bërë Rektorati i Universiteti të Prishtinës duke zgjedhur për asistent Naim Morinën edhe pse ajo i kishte përmbushur kriteret e Statutit të UP-së.

Në këtë hulumtim do të tregohet se si fitohen pozitat në Fakultetin e Mjekësisë nga kandidati Naim Morina i cili  ka pranuar se ka drekuar me njerëz me ndikim në UP para se të zgjidhet asistent në lëndën Farmaci Klinike.

Hulumtimi sjell edhe dokumente e fakte të nënshkruara nga Rektori i UP-së, Marjan Dema, për të cilat Policia e Kosovës ka nisur hetime.

Po ashtu do të dokumentohen edhe shkeljet e tjera të konkursit për Mjekësisë për të cilat ka vendime nga Inspektorati i Arsimit.

Emisioni “Jeta në Kosovë” transmetohet të enjten në RTK në orën 20:15 ndërsa repriza të premten në mesditë.

02 Mars 2017 - 18:30

Qëndresë Mustafa 02/03/2017 - 18:30
NDËRVEPRIMI10

Avansimi i Kontestueshëm në Fakultetin e Mjekësisë

by Qëndresë Mustafa
NA NDIQNI