Festa e mbrëmshme e LVV-së. Foto: Kallxo.com

Ahmeti: Nuk Ka Festim më të Bukur të Përvjetorit të Çlirimit

Shpend Ahmeti, kryetari i Prishtinës dhe nënkryetari i Vetëvendosjes në një postim të sotëm në Facebook, tha se Kosova sot zgjohet me shpresë.

Ahmeti falënderoi aktivitët e këtij subjekti dhe qytetarët që mbëështetën Vetëvendosjen në zgjedhjet e djeshme.

“Falemnderit të gjithë aktivistëve që për 12 vite nuk u ndalën së kërkuari dinjitet.Falemnderit qytetarëve për gjithë mbështetjen e jashtëzakonshme nëpër gjithë Kosovën”, shkroi Ahmeti.

Ahmeti më tutje vijoi postimin duke shkruar se ndryshimet e para katër vjetëve në Komunën e Prishtinës ndikuan në rritjen e votave të LVV-së në zgjedhjet e 11 qershorit.

Më tutje Ahmeti tha se “festim më të bukur të përvjetorit të çlirimit nuk do të mund të kishte”, duke shtuar se “vetëm me dashni për vendin ka përparim”.

Vetëvendosja dje festoi në mesnatë në Prishtinë rritjen e madhe të votave të saj si subjekt, ndërsa dje ishte edhe 18 vjetori i çlirimit të kryeqytetit.

http://kallxo.com/shpend-ahmeti-e-prezanton-albin-kurtin-si-kryeminister/

Demokracia në Veprim sipas numërimit të 87 për qind të votave doli dje me konstatimin se më së shumti vota fitoi Koalicioni PDK-AAK-Nisma, ndërsa e dyta u rendit Vetëvendosja.

http://kallxo.com/rezultatet-e-87-perqind-te-votave/