Sot në Debat Pernime, Ferit Idrizi Përballë Xhafer Tahirit

Kandidatët për kryetar të Komunës së Vushtrrisë për balotazhin e 19 nëntorit do të përballen sot në Debat Pernime prej orës 13:00 në TV21.

Debati do të transmetohet drejtpërdrejt edhe në faqen e Facebook-ut të KALLXO.com.

Në këtë debat, pretenduesit për ta drejtuar Vushtrrinë pas 19 nëntorit, Ferit Idrizi (PDK) dhe Xhafer Tahiri (LDK), do t’i shpalosin programet për mandatin e ardhshëm si dhe do të debatojnë e sfidojnë njëri- tjetrin rreth projekteve të tyre.

Në raundin e parë të zgjedhjeve, Ferit Idrizi doli i pari me 10,184 vota apo 33.29 përqind, ndërsa Xhafer Tahiri i dyti me 7,842 vota apo 25.64 përqind.