Debat Pernime, Deçan. Foto: Atdhe Mulla

Sonte Debat Pernime për Deçanin

Kandidatët për kryetar të komunës së Deçanit për zgjedhjet e 22 tetorit do të përballen sonte në Debat Pernime në orën 19:45 në TV21.

Debati do të transmetohet drejtpërdrejt edhe në faqen e Facebook-ut të KALLXO.com.

Në këtë debat, pretenduesit për ta drejtuar Deçanin pas 22 tetorit, Bashkim Ramosaj (AAK), Blerand Kadrijaj (PDK), Mal Lokaj (LDK), Shkodran Imeraj (NISMA) dhe Zekë Sinanaj (LVV) do t’i shpalosin programet për mandatin e ardhshëm si dhe do të debatojnë e sfidojnë njëri- tjetrin rreth projekteve të tyre.

Pjesë e debatit do të jenë edhe deklaratat e bashkëshorteve të kandidatëve rreth bashkëshortëve të tyre.