Debat Pernime, prishtina. Foto: Atdhe Mulla

Planet e Kandidatëve për Ajër më të Pastër në Prishtinë

Pretenduesit për ta marrë në drejtim Kryeqytetin e Kosovës dhanë zotimet e tyre për çështjet ambientale për Prishtinën.

Arban Abrashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, premtoi se do të bëjë mbjelljen masive të drunjve në Prishtinë.

“Investimi në politika të gjelbra, 10 mijë drunj në vit, promovimi i transportit publik e të tjera”, tha Abrashi.

Në anën tjetër, Shpend Ahmeti nga Vetëvendosje tha se ka në plan kyçjen në ngrohje të qytetit por që sipas tij nuk do e largojë menjëherë përdorimin e qymyrit.

“Do të mbërrijmë që t’i kyçim rreth 30 mijë banorë. Është ne pamundur që të ndalohet përdorimi i qymyrit në qytet”, tha Ahmeti

Arbër Vllahiu nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës po ashtu u zotua për mbjellje të fidanëve si ndihmesë në pastrimin e ajrit

“Shtimi i hapësirave të gjelbra, mbjellja e fidanëve , duhet të ketë njëfarë rregulli të ndërtimeve në Prishtinë”, tha Vllahiu.

Ndërkaq Selim Pacolli nga Aleanca Kosova e Re tha se do të fillojnë riciklimin e mbeturinave që ka rrjedhojë ngrohjen me energji alternative.

“Ndërtimi i një impianti të ri, përmes riciklimit të mbeturinave do të krijonim energjinë alternative edhe për ngrohje. Largimin e makinave që i përkasin Qeverisë së Kosovës”, tha Pacolli.

Avni Çakmaku nga partia Fjala po ashtu konsideroi që duhet të zgjerohet ngrohja në qytet.

“Pa e përfshi edhe pjesën e vjetër e qytetit në ngrohje nuk ka mundësi që Prishtina të frymojë më lirshëm”

Ndërkaq Rifat Deri nga Alternativa, theksoi se kanë prioritet kontrollet ndaj ndotësve kryesorë.

“Rehabilitimi i deponive të hirit, inspektimi e kontrollave të pikave industriale, mirëmbajtja e rrugëve, zvogëlimin e trafikut”, tha Deri.

Ndërkaq Lirak Çelaj nga Partia Demokratike e Kosovës konsideron se duhet të bëhet një zgjidhje efikase për pastrimin e ajrit.

“Të bëjmë stacione lokale të gazit, ne pretendojmë se nëse e ndalim përdorimin e qymyrit pa e sjellë alternativën është si të vendosim kunxhat pa parkingje prandaj ne nuk do ta bëjmë këtë”, tha Çelaj.

Në debat morën pjesë Arban Abrashi (LDK), Arbër Vllahiu (AAK), Avni Çakmaku (Fjala), Lirak Çelaj (PDK), Rifat Deri (Alternativa), Selim Pacolli (AKR) dhe Shpend Ahmeti (VV).