Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Ne do të krijojmë aplikacion online për zhvillimin e turizmit në Kaçanik

Jeton Raka, kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Kaçanikut ka premtuar se do të krijojnë një aplikacion online për të promovuar turizmin në këtë komunë.

Ai ka thënë se në këtë aplikacion do të vendosen shtigjet e bjeshkatarëve si dhe monumentet e këtij qyteti.

“Sa i përket turizmit ne do të hartojmë një hartë aplikacion, të qasshme në telefonat mobil për IOS dhe Android ku në të do të regjistrohen të gjitha shtigjet e bjeshkatarëve, objektet kulturore, natyrore dhe historike dhe do të jetë i qasshëm për  të gjithë vizitorët dhe shumë i përshtatshëm për hapësirën e Kaçanikut”, ka premtuar Raka.

Kandidatët e partive politike, të cilët synojnë të marrin udhëheqjen e Kaçanikut diskutojnë në #DebatPernime për planet e tyre pas zgjedhjeve të 17 tetorit.

Të ftuar në DebatPernime janë kandidatët për kryetar të komunës së Kaçanikut: Besim Ilazi nga PDK; Jeton Raka nga LVV; Kastriot Bushi – kandidat i pavarur; Shkëlqim Jakupi nga LDK dhe Shukri Luta  kandidat i pavarur.

Përballë kandidatëve për kryetar të komunës do të jenë edhe kandidatet për asambliste në Kuvendin Komunal të Kaçanikut: Ardita Rrahmani nga LDK; Florina Lika Vishi dhe Lirije Luta nga PDK; Arta Sopa dhe Resmije Loki nga LVV; Rabije Sallahi dhe Valentina Murseli nga AAK.

Debati transmetohet në orën 20:30 në RTV Dukagjini dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com.