Mitrovica në Debat Pernime

Kandidatët për kryetar të komunës së Mitrovicës për zgjedhjet e 22 tetorit kanë paraqitur programet e tyre në Debat Pernime.

Në këtë debat, pretenduesit për ta drejtuar Mitrovicën pas 22 tetorit, Agim Bahtiri (AKR), Basri Brahimi (Kandidat i Pavarur), Esat Peci (AAK), Fehmi Ferati (LVV), Fisnik Gjinaj (Kandidat i Pavarur), Mehmet Mehmeti (Alternativa), Qazim Shala (Nisma), Safet Kamberi (LDK) dhe Valdete Idrizi (PDK) shpalosën programet për mandatin e ardhshëm si dhe sfiduan njëri- tjetrin rreth projekteve të tyre.