Detaje nga gjuajtja me armë zjarri mbrëmë në Mitrovicë të Jugut

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmë në Mitrovicë të Jugut, në rrugën “Driton Veliu”, rreth orës 22:05.

Lidhur me këtë ngjarje, Policia e Kosovës ka dhënë detaje në raportin e sotëm 24-orësh.

Sipas këtij raportoi, një personi i panjohur nga një veturë kishte gjuajtur me armë zjarri dhe më pas ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Tutje është thënë se njësitë relevante policore kanë dal në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar 10 gëzhoja të fishekëve të cilat dyshohet se i përkasin armës automatik AK- 47.

Policia ka thënë se nuk është raportuar për të lënduar dhe se rasti është në procedurë hetimore

Lajmi për KALLXO.com ishte konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Avni Zahiti.

Ai kishte njoftuar se rasti është iniciuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, përderisa në raportin 24-orësh përpos kësaj vepre thuhet se ngjarja është iniciuar edhe si armëmbajtje pa leje dhe përdorim i armës.