Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Krasniq: Deri në mars apo prill 2022 Mamusha do të ketë ujë të pijshëm 24 orë

Kandidati për kryetar të komunës së Mamushës, Abdulhadi Krasniq ka premtuar se deri në muajin mars apo prill të vitit të 2022 e tërë komuna do të kenë ujë të pijes 24 orë.

“Kemi nevojë të furnizimit me gypa në gjatësi prej 11 kilometrave me marrë prej Prizrenit. Nuk është vetëm Mamusha plus edhe 13 fshatra të komunës së Prizrenit që do të furnizohen nga ai gyp. Në muajin mars ose prill të vitit të ardhëm është paraparë që të përfundojë ky projekt  që me e furnizu Mamushën me ujë të pijshëm. Është premtimi i parë që Mamusha të ketë ujë 24 orë ujë të pijshëm”, ka premtuar Krasniq.

Në #DebatPernime janë ftuar kandidatët e partive politike, të cilët synojnë të marrin udhëheqjen e Mamushës diskutojnë në #DebatPernime për planet e tyre pas zgjedhjeve të 17 tetorit.

Kandidatët për kryetar të komunës së Mamushës janë: Abdylhadi Krasniq nga KDTP; Arif Bytyq nga KATP; Iljaz Bajraktar – kandidat i pavarur dhe Riza Kryezi nga IE.

Por pjesë e debatit është vetëm Abdylhadi Krasniq nga KDTP ndërsa kandidatët e tjerë për kryetar të Mamushës nuk kanë ardhë.

Përballë kandidatit të KDTP-së për kryetar të komunës është kandidatja për asambliste në Kuvendin Komunal të Mamushës: Sevgi Mazrek nga KDTP.

Debati transmetohet në orën 20:30 në RTV Dukagjini dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com.