Debat Pernime, Gjakovë. Foto: Kallxo.com

Kandidatët për Gjakovën Sonte në Debat Pernime

Kandidatët për kryetar të komunës së Gjakovës për zgjedhjet e 22 tetorit do të përballen sonte në Debat Pernime prej orës 19:45 në TV21.

Debati do të transmetohet drejtpërdrejt edhe në faqen e Facebook-ut të KALLXO.com.

Në këtë debat, pretenduesit për ta drejtuar Gjakovën pas 22 tetorit, Ardian Gjini (AAK), Bekim Ermeni (LDK), Driton Qaushi (VV), Edmond Dushi (AKR), Fazli Hoxha (NISMA), Mimoza Kusari-Lila (Alternativa) dhe Ramadan Hoti (PDK) do t’i shpalosin programet për mandatin e ardhshëm si dhe do të debatojnë e sfidojnë njëri- tjetrin rreth projekteve të tyre.

Pjesë e debatit do të jenë edhe deklaratat e familjarëve të kandidatëve.