Ekrem Alija, ASH, Saraj. Foto: Atdhe Mulla

Ekrem Alija: Të Njëjtat Fjalë për Sarajin, qe 10 Vjet

Kandidati i Aleancës për Shqiptarët për kryetar të komunës së Sarajit, Ekrem Alija, thotë se do ta menaxhojë punën në krye të komunës “me përvojë dhe me pak fjalë”, nëse votohet në këtë pozitë në zgjedhjet lokale që në Maqedoni mbahen më 15 tetor.

Alija tha në Debat Pernime, të moderuar nga Jeta Xharra, se mungesat në këtë komunë janë të mëdha

“Të gjitha këto që u thanë (nga kundërkandidatët) janë thënë edhe para 10 viteve. Mungesat e komunës së Sarajit janë të mëdha. Nuk është qëllimi ta rrëzojmë BDI-në por qëllimi është që popullatës t’i jepet një pushtet për Sarajin”, tha Ekrem Alija.

“Premtimet do të dalin në vepër e jo të mbesin në plan”, shtoi ai.

Komuna e Sarajit i ka 40 mijë banorë.

Debatet transmetohen në TV ART CHANNEL nga sot deri më 7 tetor.

Në kuadër të këtyre debateve, shikuesit do të njihen me ofertën politike të kandidatëve për komunat Çair, Saraj, Tetovë, Strugë, Gostivar, Dibër dhe Kërçovë.

Qytetarët mund të dërgojnë pyetje për kandidatët përmes platformës online në KALLXO.com, aplikacionit mobil të KALLXO.com si dhe në Facebook të KALLXO.com.

Debatet organizohen në partneritet të KALLXO.com me PortalbVërtetëmatës/VistinomerArt Channel dhe BIRN Maqedonia.