Dyshimet në procesin e zgjedhjeve, intervistohet një person në Podujevë

Një person është intervistuar nga forcat e rendit afër shkollës ‘Kongresi i Manastirit’ ne Gllamnik të Podujevës.

KALLXO.com merr vesh se i njëjti dyshohej për “dallavere” me vota por, pas intervistimit, Policia nuk ka hapur rast.

“Çdo informatë, po trajtohet nga ana e policisë, deri tani nuk ka ndonjë rast të hapur në Rajonin e Prishtinës”, thuhet në një përgjigje të policisë.

Në nën tjetër, menaxheri i kësaj qendre të votimit tha se brenda objektit të shkollës deri më tani gjithçka po shkon sipas planit.

Drejtori i shkollës, Sadat Abdullahu ka potencuar se nuk është raportuar për ndonjë parregullsi në këtë qendër.

“Brenda objektit të shkollës gjithçka ka shkruar në rregull. Vendvotimi është hapur me kohë dhe nuk ka asnjë parregullsi. Sa i përket intervistimit të ndonjë personi, brenda objektit të shkollës nuk ka ndodhur dhe gjithçka po shkon mirë deri më tani”, ka thënë Abdullahu.

Sot po mbahet rrethi i dytë i zgjedhjeve për kryetarë të 21 komunave të Kosovës