DebatPernime: Sport, Kulturë e Trashëgimi

Seria e debateve zgjedhore ‘Debat Përnime’ ju sjell ballafaqimet e subjekteve politike mbi temën e sportit, kulturës dhe trashëgimisë.

Ky debat pati të ftuar nga koalicioni, LDK-AKR-Alternativa, Faton Pecin dhe Kastriot Jahajn, nga Lëvizja Vetëvendosje, Saranda Bugojevcin, Fisnik Ismajlin she Shpend Hysajn,  nga Partia Liberale Egjiptase, Veton Berisha, Burhan Gashin dhe Astrit Shalën, nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Arbër Vllahiun dhe Sunaj Raqajn.

Përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje premtuan infrastrukturë e stadium të Prishtinës me standarde Evropiane.

LDK-AKR paraqiti synimet për rritjen e buxhetit për infrastrukturë e sport.

Ndërkaq, përfaqësuesi i koalicionit PDK-AAK-Nisma premtuan depolitizim të sektorit të sportit e kulturës.

Në këtë debat nga Partia Liberale Egjiptase më shumë u fol për mos-implementimin e ligjeve që ka miratuar legjislativi, se për atë se çfarë do të bëjnë ata.

Subjektet politike po ashtu shpalosën programin e tyre për mbrojtjen e monumenteve.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka bojkotuar edhe debatin e gjashtë me radhë në të cilin do të flitet për sportin, kulturën dhe trashëgiminë.

Duke këmbëngulur në hapësirë më të madhe në debat për koalicionin në të cilin merr pjesë (PDK-AAK-NISMA) në krahasim me subjektet tjera pjesëmarrëse, PDK ka zgjedhur të mos dërgojë fare përfaqësues në debate parazgjedhore #DebatPernime të moderuara nga Jeta Xharra të cilët transmetohen në TV21.